Disidenti
Lajme

Kurti fut në sherr politikanët në Serbi, Petkoviç – Jeremiçit: Të ka lëvduar Albin Kurti të ka çuar në qiell

0Shares

Kryetari i Partisë Popullore dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiç në një prononcim për një medium opozitar serb ka thënë se “qeveria (e Serbisë) ka vite që luan me jetët e njerëzve në veri të Kosovës”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Sipas Petkoviç-it, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka lavdëruar Jeremiç-in në takimin e 18 gushtit në Bruksel, madje ai thotë se ka dëshmitarë për një gjë të tillë.

“Turp të kesh Vuk Jeremiç, do të kisha thënë diçka më shumë po të isha aktualisht në Serbi, e jo në Bruksel”, shkroi Petkoviç.

“Në një ditë kaq të vështirë, ju sulmoni dhe sot në takim Albin Kurti ju lavdëroi dhe ju ngriti në qiell për shkak të vendimit të GJND-së në Hagë. Të gjithë ata që ishin në takim mund ta konfirmojnë këtë”, ka shkruar Petkoviç në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net