Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj atyre të cilët po kritikojnë vizitën e Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit në Amerikë.
Ai ka thënë se ata shkuan atje për të nënshkruar marrëveshjen me MCC-në, investimin më i madh ndonjëherë në Kosovë për energji.
Derisa për opozitën thotë se “nuk kënaqet me punët e mira qe po bëjnë krerët e shtetit, por qëllimi i tyre është të nxjerrin spica, të bëjnë kritika në stilin e tyre sa për të kritikuar, sepse për punet e mira qe po bëjnë Vjosa dhe Albini ata nuk kanë dert por qëllimi i tyre është vetëm se si të kritikojnë vend e pa vend”.
Shkrimi i plotë:
U KËNAQËN, PRAPË SHKUAN PRESIDENTJA DHE KRYEMINISTRI NE AMERIKË PËR SHËTITJE?!
Për çdo dalje apo vizitë zyrtare e Kryeministrit Albin Kurti jashtë shtetit trazohet opozita si, pse, ku po shkonë, për çfarë po shkojnë, u kënaq duke shëtitur edhe me nga disa javë nuk kthehet ne vend, e fiku shtetin me meditje, ani pse haptas dihet se Kryeministri Albin Kurti nuk merr meditje.
Por, posa u zbut pak puna e Kryeministrit Albin Kurti për udhtime jashtë shtetit ai sot se bashku me Presidenten e vendit Vjosa Osmanin ia mbathen për në Amerikë, në Uashtington DC, por kësaj radhe jo për shetitje siç e akuzonte opozita më parë, por ata shkuan atje më punë të mëdha për shtetin.
Ata shkuan atje për te marrë pjesë në ceremonin e organizuar nga Kongresi Amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me koorporatën e Svidav të Mijëvjeçarit(MCC), për programin e posaçëm për Kosovën.
Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti do te nënshkruajnë Marrëveshjen me Korporatën e Svidav të Mijëvjeçarit(MCC) në vlerë prej 236.7 milion dollar. Kjo shumë paraqet investimin me te madh deri me tani ne fushën e energjisë në Kosovë.
Pra, siç po shihet Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti shkuan në Amerikë ne Uashington DC jo per ndonje shetitje, siç dinë të akuzon opozita, por ata shkuan atje për ti sjellë Kosovës miliona dollarë si investim ne enrgji.
Mbetet të shihet se si do të reagoj opozita kësaj radhe për shkuarjen e liderve tonë shtetëror në Amerikë. Por sidoqoftë opozita do të nxjerr ndonjë opinion jo të mirë edhe për këtë vizitë duke sjell miliona dollarë në vend, sepse opozita nuk kënaqet me punët e mira qe po bëjnë kreret e shtetit, por qellimi i tyre është të nxjerrin spica, të bëjnë kritika në stilin e tyre sa për të kritikuar, sepse lavderin për punet e mira qe po bejnë Vjosa dhe Albini ata nuk kanë dert por qëllimi i tyre është vetëm se si të kritikojnë vend e pa vend.
Kjo është opozita e jonë ata merren vetëm me sharje e fyerje e aspak me ndonjë propozim konstruktiv në te mire të vendit. Me sjelljet e këtilla opozita veç i ndihmon mazhorancës por e dëmton veten. Opozita duhet të dijë se ka ndodhë njeherë e përgjithmonë zgjimi i popullit me 21 shkurt 2021 dhe se ai nuk mund te mashtrohet edhe me tej me pallavrat e opozitës. Opozita do te ishte me mirë që të merret me punet e veta dhe të pyet se pse janë ne opozitë, pse vota e popullit i solli në humner, ata duhet me shumë e kujdesën se si të dalin nga kjo humnerë ne te cilën pamëshirshëm i gjuajti populli, votuesi.