Disidenti
Lajme

Kurti e bën ‘horë’ Bekim Haxhiun: Kush po merret me financa e ekonomi, opozita ka përkrahjen e Listës Serbe për Trustin

0Shares

Kryeministri Kurti ka goditur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu për nismën për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se fakti se kush e ka iniciuar këtë çështjen e tregon nivelin e profesionalizmit dhe seriozitetit, derisa nuk i përmendi emrin Haxhiut.

Kryeministri shprehur edhe njëherë qëndrimin kundër Trustit, derisa tha opozita e ka mbështetjen edhe të Listës Serbe.

“Nisma për tërheqjen e mjeteve të trustit nuk është rastësi që ka ardhur nga një deputet i opozitës. Ja kush po merret me financa e ekonomi. Ky është niveli i profesionalizmit, i seriozitetit të nismës së kësaj iniciative nga deputeti i opozitës. Janë të njëjtit që na kanë sjellë në këtë gjendje dhe duan t’i humbin edhe ato pak të mira që i kemi. Të gjithë e dimë se sa rrezik është tërheqja e tillë. Opozita do të ndihmohet edhe nga Lista Serbe. Deputeti që ka bërë këtë nismë ka treguar se kanë mbështetjen e deputetëve të Listës Serbe. Ne nuk e mbështesim këtë nismë. Edhe në fillim e kemi ditur se kur hapet dera për pak, do të kërkohet më shumë dhe ja ku jemi tani. LVV nuk e mbështet një nismë të tillë”, deklaroi Kurti./Gazeta Blic/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net