Disidenti
Lajme

Kurti: Do t’i njohim targat e Serbisë, kur të sigurohemi se ajo po e zbaton vendimin për targat RKS

0Shares

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vendimin e Serbisë që t’i lejojë automjetet me targa RKS të qarkullojnë në territorin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se automjetet me targa të Serbisë do të lejohen pasi Policia e Kosovës të sigurohet se shteti serb po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në territorin e tyre.

“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke do ta marrim sapo që policia jonë kufitare të dokumentojë dhe vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj. Besojmë se kjo qasje është e drejtë përveçse e arsyeshme”, ka thënë ai.

Ditë më parë, Serbia vendosi që nga 1 janari të lejojë qarkullimin lirshëm të veturave me targa RKS duke hequr letrat ngjitëse.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net