Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shfuqizojnë vendimin për reciprocitet për dokumente deri në momentin kur të njoftohet zyrtarisht nga policia, se pala serbe nuk lëshon dokumente shtesë për qytetarët kosovarë.
Pasi përfundimit të takimit me dy prej liderëve të opozitës, Kurti u shpreh i vendosur për zbatimin edhe të vendimit për targat ilegale.
Ndërkohë, Kurti liderët opozitarë i ka njoftuar për kornizën e përgjithshme për marrëveshjen finale.
Kujtojmë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi refuzoi të marrë pjesë në këtë takim.
[the_ad id='11273']

