Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Naser Krasniqin, pasi sipas Kurtit, kjo pozitë nuk kishte bazë ligjore.
“Rrjedhimisht, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rendit dhe ligjit, kryeministri ka shfuqizuar Vendimin që ka humbur bazën ligjore dhe ka caktuar ushtrues të ri të detyrës të kryeshefit të AUV-it”, thuhet në komunikatë.
Pas këtij vendimi, Kurti ka autorizuar Flamur Kadriun, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV-it, që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e ri në krye të AUV-it.