Disidenti
Lajme

“Kurani përshkruan vetëm atë që edhe fshatarët e pashkollë e dijnë”- Hoxhë Drilon Gashi linçohet keq nga ndjekësit

0Shares

Hoxhë Drilon Gashi ka zemëruar shumë ndjekësit e tij në Facebook me deklaratën e dhënë në lidhje me Kuran-in.

“Të pretendosh që në Kuran ka mrekulli shkencore duke u argumentuar me vargjet si f.v. kaptina Muminunë (12-14), e të tallesh me krejt civilizimin e botës deri në kohën e profetit Muhamed a.s., më duket gabim fatal, mediokritet, keqkuptim i komentit të Kuranit dhe përlloqje e të dhënave historike e shkencore“, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi ka deklaruar se ato që janë të shkruara në këtë kaptin të Kuranit nuk janë asgjë më shumë veçse një realitet, të cilin e dijnë edhe katundarët e pashkollë.

” alt=”” aria-hidden=”true” />Ndryshe, Gashi kohë më parë ka pasur një konflikt virtual me hoxhën Shefqet Krasniqi, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për gjininë femrore.

“Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra, s’ka me u përzi aty vërr-vërr-vërr”, kishte deklaruar Krasniqi.

“Disa klerikë fetarë edhe Zotin e konsiderojnë mashkull sikur vetveten! Duhet ta pranojmë, kemi shumë mbetje të kohës së injorancës, të gjithë. Zoti na përmirësoftë!”, i ishte përgjigjur Gashi.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net