Disidenti
Lajme

Kujdes, pamje të rënda: 3-vjeçari rrihet brutalisht nga edukatoret në çerdhe në Fushë Kosovë

0Shares

Një qytetar me emrin, Fatos Geci, ka deklaruar se nipi i tij 3-vjeçar është rrahur brutalisht nga mësueset në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Ai ka publikuar pamjet nga ambientet brenda çerdhes, ku shihet teksa nipi i tij 3-vjeç, tërhiqet zvarrë nga mësueset.

Në Facebook, ai ka publikuar edhe fotografi nga lëndimet që ka marrë nipi i tij.

Mes tjerash, Geci ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve.

Po ashtu, ai ka treguar se nipi i tij si pasojë e rrahjes, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike.

Kujdes, pamje të rënda:

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net