Disidenti
Lajme

Kryeparlamentari Konjufca mbërrin në Hagë, pritet t’i takojë ish-krerët e UÇK-së

0Shares

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë, ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kerqeli, i cili ka publikuar një fotografi nga Haga.

Ndryshe, para nisjes në Hagë, Konjufca ka deklaruar se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.

Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net