Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kryeministri Kurti e merr dozën e dytë të vaksinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, raporton Express

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në Facebook.

“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca për qytetarët që dozën e parë të vaksinës e kanë marrë në Kukës., ndërkaq sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për ata që janë vaksinuar në Kosovë.

“Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin. Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kryeministri Kurti dozën e parë të vaksinës e ka marrë më 29 mars, atëherë kur në Kosovë erdhën dozat e para të vaksinave anti-Covid.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net