Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zagreb, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën pas konsumimit të tepërt të pijeve energjike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i mituri fillimisht u rrëzua, teksa po vraponte rreth një ndërtese në lagjen e tij, në kryeqytetin kroat.
Pas kësaj, ai u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Ultrazëri që i ishte bërë, tregoi për një miokardiopati të panjohur dhe dëmtim të muskujve të zemrës.
Dëshmitarët kanë thënë se 13-vjeçari, para se të rrëzohej, kishte pirë shumë pije energjike, gjatë një ndeje me shokë.
Ngjarja e hidhur ndodhi ditë më parë.
“Dozat e tepërta të këtyre substancave (pijeve energjike) mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, ka thënë Filip Rubiq, pediatër.
[the_ad id='11273']

