Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Krasniqi: Ky parlament duhet me u shpërbë, çka është kjo punë kështu 50% homofoba?

Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë parlamenti i Kosovës është dashtë të shpërbëhet në momentin kur nuk arritën që t’i bëjnë votat për miratmin e Kodit Civil. Sipas tij, partia në pushtet, VV-ja ka shumicën, 61 vota, e që për Kodin Civili mori vetëm 28 vota.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se 50 për qind e Kuvendit janë homofoba.

“Ka dalë në pah Vetëvendosja e vërtet. Një VV që ka qenë t’u na dhanë një far imazhi të një partie të majtë, që çdo politikë të saj do ta drejtojë në këtë drejtim. E pamë që prej 61 deputetëve, ata i kanë marrë 28 veta.

Një parti shumicë me 61 vota nuk mundesh me I bo qato VOTA për një diçka të drejtë elementare, në qat natë parlamenti u dasht me u shpërba. Cka është poenta jote, poenta e një kuvendi me 50 për qind homofoba”, tha Krasniqi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net