Dardan Krasniqi, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili gjatë mbrëmjes së sotme deklaroi se janë të paktën tetë deputetë nga koalicioni qeverisës që kanë shpreh interes të kalojnë në LDK.
Madje, Gashi shtoi se gjatë vjeshtës Qeveria Kurti 2 do të rrëzohet.
Krasniqi tha se LDK-ja le të dridhet e le të pështillet, teksa shtoi me ironi frazën e kryeministrit Albin Kurti kur e kishte shkarkuar Agim Veliun nga i pari i MPB-së se “ata mundën por pastaj nuk mundën”.
“Kur gënjeshtrat janë domosdoshmëri për partinë e pseudointelektualëve milioner”, shkroi Krasniqi në Facebook-un e tij.