Disidenti
Lajme

Krasniqi e LDK-së: Gjysma e popullit dëshiron të ikë nga vendi faji i kësaj Qeverie

0Shares

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka ngritur në Kuvend shqetësimin lidhur me të gjeturat e hulumtimit të Pipos, ku gjysma e qytetarëve të Kosovës, janë shprehur të interesuar të largohen nga vendi.

Krasniqi tha se kjo vjen si pasojë e qeverisë që e ka zhtyur vendin në varfëri ekstreme.

“Sipas një hulumtimi të PIPOS, gjysma e qytetarëve janë shprehur të interesuar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.

Humbje e madhe për një vend me moshën më të re në Evropë, dhe prioritet i një qeverie që deklaron se është për interesin e qytetarëve. Kjo është pasojë e qeverisë që po zhytë vendin në varfëri ekstreme. Ngritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët”, tha Krasniqi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net