Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka thënë se është për lejimin e shamisë te vajzat mbi 16 vjeç.
Kraku, i cili njihet edhe si përkrahës i kryeministrit, ka thënë se kryeministri këtë e bënë për vota.
“Kur e lidh me mundësinë e votimit nga mosha 16 vjecare, Albini e bën këtë për vota. Ne fakt, votimi nga mosha 16 vjecare është ide e gjithhershme e partive te majta në mbarë Evropën sepse historikisht moshat e reja votojnë më shumë majtas, të vjetrat djathtas. Pra, edhe këtu jemi larg nga brengosja e sinqertë për më shumë liri e të drejta për rininë. Mosha 18 vjecare duhet të mbetet kufiri që ndan fëmijën nga i rrituri. Ne shoqëritë normale e gjithë jeta sociopolitike është e organizuar rreth këtij parimi. Raportet familjare, përgjegjësitë civile e penale, ndalesat dhe autorizimet…. Natyrisht rregulla edhe mund të ndryshojnë me kohën, pse jo, por për momentin ne Evropën ku duam të shkojmë, mosha madhore është 18 vjec. Dhe do të ishte tepër zhgënjyese nëse Albini bën lëshime te tilla për një grusht vota mesjetare”, ka shkruar Kraki në profilin e tij në “Facebook”.
Sipas tij, Kurti për këtë çështje e ka pasur gabim edhe kur e kishte premtuar.
“Për me tepër, nuk arrij ta kuptoj se si Albinit i duket normale shkelja e statusit dhe lirisë së fëmijës në baza gjinore. Dhe nuk e pranoj arsyetimin se «e kemi premtuar dhe duhet ta bëjmë ». Edhe bashkimi kombëtar është premtu, janëe premtu shumë gjera utopike kur VV e kishte lluksin e vrojtimit. Tash është në realitetin e veprimit dhe vendimit por nuk guxon as VV te marrë vendime me parapavijë elektoraliste se nuk është votu për shami por për qeverisje të mirë”, ka shkruar ai.

