Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kosovari vozit 208 km/h në Zvicër, arrestohet i konfiskohet patentë shoferi dhe vetura

Një 43 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zurich.

Sipas policisë kantonale arsyeja e arrestimit të tij është tejkalimi i shpejtësisë.

Burri nga Kosova kishte vozitur 208 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h.

43-vjeçari pas intervistimit është liruar, derisa atij iu konfiskuan patentë shoferi dhe vetura.

Policia e Zurichut në njoftim thekson se kosovari të dielën më 19 qershor, rreth orës 21:30 ishte duke vozitur në autostradën A15 në afërsi të Usterit në drejtim të drejtim të Brüttisellen-it.

Ai tani duhet të përgjigjet për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Vetura dhe patentë shoferi janë në dispozicion të prokurorisë publike, thuhet në njoftimin e policisë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net