Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kosovari mashtrohet në Facebook, paguan 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë që ia ka “trashëguar” një i afërm

Gati të gjithë e kemi pranuar një mesazh në e-mail ose në rrjete sociale se një i afërm i yni, që jeton diku larg në botë, për të cilin nuk kemi dëgjuar kurrë më parë, në testamentin e tij na ka përmendur edhe neve, duke na lënë “trashëgim” miliona dollarë.

Por, duket se jo të gjithë e kanë kuptuar se ky është thjesht një mashtrim.

Të paktën jo një banor i fshatit Manastiricë e Prizrenit.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se ai ka paguar 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë, të cilat një person në Facebook i ka thënë se t’i ka lënë trashëgim një i afërm.

Sinjali mëson se prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e këtij rasti, të cilin e ka cilësuar si “Mashtrim”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net