Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kosovari 18-vjeçar nget veturën 227 km/h në Zvicër, i merret patenta

Të shtunën (8 maj 2021), midis orës 9 dhe 21, Policia e Kantonit St.Gallen ka ndaluar shtatë ngasës të automobilëve dhe një motorist për shkak të ngarjes me shpejtësi të madhe.

Të gjithë personat janë raportuar tek prokurori publik i kantonit St.Gallen, shkruan polizeinews.ch.

Me rastin e matjes së shpejtësisë në autostradën A1, në zonën e Viaduct Goldach, në drejtim të St Margrethen, një veturë u kap duke zhvilluar shpejtësinë prej 227 km në orë, transmeton albinfo.ch.

Shoferi fajtor, një kosovar 18-vjeçar, më vonë është kontrolluar dhe i është marrë patenta e shoferit.

Për shkak të veprës penale të zhvillimit të shpejtësisë së madhe, 18-vjeçari sillet para prokurorit publik të kantonit St.Gallen për të raportuar.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net