Disidenti
Ekonomi

Kosovarët nuk i frikësohen pandemisë, futen në kredi “deri në fyt”

0Shares

Situata me COVID-19 nuk i ka trembur kosovarët që ata të marrin kredi në bankat komerciale në Kosovë. 2.3 miliardë euro është vlera e kredive që qytetarët kanë në banka.

Sipas Raportit të Sistemit Financiar i publikuar në javën e kaluar për muajin shkurt 2021 nga BQK-ja, shihet që është rritur vlera e kredive që kosovarët kanë marrë në banka në muajin shkurt. Nëse në janar vlera e kredive ka qenë gjithsejtë 3 miliard e 233 milionë euro, në shkurt vlera është gjithsejtë 3 miliard e 260 milionë euro, pra ka pasur një rritje mujore për 27 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Kreditë u rritën si shkak i futjes në obligimeve të qytetarëve ose sipas fjalorit të BQK-së ‘ekonomive familjare’, Nëse ato në janar ishin në vlerë prej 1 miliardë e 180 milionë, në shkurtë arritën në 1 miliard e 198 milionë, ose 18 milionë më shumë. Pastaj rritje shënuan edhe kreditë për korporatat jo financiare dhe për korporatat tjera financiare.

Depozitat janë rritur nga 4 miliard e 340 milionë në 4 miliard e 350 milion euro. Pra, qytetarët për një muaj grumbulluan në banka 10 milionë euro.

Norma efektive e interesit në kredi në muajin shkurt, sipas BQK-së ka shënuar rritje, nga 6.1 për qind sa ishte, në 6.2 për qind.

Bankat kanë rritur të hyrat gjatë muajit shkurt, krahasuar me muajin janar. P.sh, në janar të hyrat kanë qenë 25.3 milionë euro, në shkurt ato arritën në 47.8 milionë euro.

Bankat në muajin shkurt raportuan shumë të mëdha të shpenzimeve. Nëse në muajin janar u raportuan shpenzime në vlerë prej 16.8 milionë euro, në shkurt ato u raportuan në vlerë prej 31.2 milionë euro. Nga i gjithë përfitimi neto, kthimi mesatar në asete ishte 2.3 për qind, ndërsa i një muaji paraprak ajo ishte në 2.3 për qind.

Në janar, vlera e aseteve të bankave në Kosovë ka qenë 5 miliard e 321 milionë euro, kurse në shkurt vlera e aseteve ka shënuar rritje, duke shkuar në 5 miliard e 349 milionë euro.

Sektori bankar, para përhapjes së pandemisë Covid-19, ka operuar përgjithësisht në një ambient me nivel të ulët të rreziqeve. Përhapja e pandemisë Covid-19 që nga gjysma e dytë e muajit mars si dhe masat e vazhdueshme për parandalimin e saj, kanë ndikuar në rritjen e rreziqeve ndaj të cilave ekspozohet sektori bankar.

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, prej të cilave 9 janë në pronësi të huaj.

Raporti, janar 2021:

Raporti – shkurt 2021

Shatri: Rritja reale e çmimeve është 40 për qind, paga 500 euro shpenzohet për artikujt e shportës

Disidenti.net

S’ka krizë për diasporën kosovare: për 9 muaj, remitencat arrijnë 916 milionë euro

Disidenti.net

Euro barazon dollarin

Disidenti.net