Lidhja e Historianëve të Kosovës, Dega Deçan, përmes një letër të hapur publike ka reaguar ndaj përfshirjes së Veton Surroit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” kërkoi nga kryeministri Kurti, që të mos e bëjë Surroin pjesë të delegacionit apo të ekspertit në bisedimet Kosovë-Serbi.
“Kosova, boll ia ka pa sherrin Surroi”, thuhet ndër të tjera në letrën publike të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, përcjell “Bota sot”
Letra e plotë:
Reagim
KRYEMINISTËR KURTI, VETON SURROI NUK DUHET TË JETË PJESË E BISEDAVE NË MES TË KOSOVËS DHE SERBISË
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ndaj përfshirës eventuale të Veton Surroit në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se është shumë e dëmshme përfshirja e Surroit në bisedime, kur dihet se ai i ka bere shumë dëme Kosovës në procesin e dialogut në Vjenë dhe si pasoj e kësaj, tashme shumë pjesë të trashëgimisë kulturore të vendit tonë janë me kompetenca të veçanta, me rregullim dhe veprimtari të veçantë nga institucione e tjera të trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Pra, kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë, kanë sot privilegje në Kosovë si pasoj direket e keq negocimit në Vjenë, e ku bartësi i kësaj ishte Surroi. Rast konkret është fuqia e tanishme e Manastirit të Deçanit.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga kryeministri Kurti, që të mos e ofroj si pjese e delegacionit apo të ekspertit në bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dialoguesin e dështuar Veton Surroi.
Kosova, boll ia ka pa sherrin Surroi. Kryeministër Kurti, reflekto. Mbroj kauzat tuaja mbi dhjetë (10) vjeçare.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

