Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Koreja e Veriut TRONDIT botën: E shpall veten shtet me armë bërthamore!

Koreja e Veriut ka miratuar së fundmi një ligj përmes të cilit e shpall veten shtet me armë bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

BBC thotë se udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e ka cilësuar vendimin “të pakthyeshëm” e ka përjashtuar mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizim. Ligji parashikon veç të tjerash të drejtën e vendit të izoluar komunist për të përdorur një sulm bërthamor parandalues me qëllim vetëmbrojtjen.

Sanksionet gjunjëzuese ndërkombëtare nuk e frenuan Penianin nga kryerja e 6 testeve bërthamore në periudhën e viteve 2006 dhe 2017. Edhe pse në shkeljë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai ka vazhduar t’i avancojë aftësitë e veta ushtarake e të kërcënojë se brenda rrezes së goditjes ka vetëm fqinjët, edhe territorin e SHBA-së .

“Për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë në Tokë, imperializmi dhe manovrat anti-koreane të SHBA-së dhe pasuesve të saj mbeten dhe rruga jonë për të forcuar forcën tonë bërthamore nuk do të përfundojë kurrë.”, ka deklaruar Kim Jong.

Ligji i ri ndalon gjithashtu ndarjen e teknologjisë bërthamore me vendet e tjera. Kim i ka përshkallëzuar retorikat kërcenuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Azi këto muajt e fundit, ndërsa tensionet në gadishullin Korean kulmuan këtë vit me lëshimin e një numri rekord raketash balistike nga ana e Penianit.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net