Disidenti
Lajme

Komuna e Prishtinës e heq foton ku dukej Katedralja, e vendos atë ku duken dy xhami

0Shares

Komuna e Prishtinës ka rënë pre e presionit të komentuesve kur në kopertinën e saj në llogarinë zyrtare në Facebook vendosi një foto nga lart të kryeqytetit, e ku më pas të njëjtën e ndërroi.

Mirëpo, problematikë po shihet të jetë arsyeja pse të njëjtën e ndërroi.

Në të parën fotografi nga lart, shihej objekti i Katedrales në Prishtinë, e që kjo shkaktoi irritimin e komentuesve.

Me të marrë komentet negative se pse kjo fotografi është vendosur në kopertinë (Cover) të Facebookut kur dihet se popullata e Kosovës është laike sa i përket bindjeve fetare, Komuna e Prishtinës zgjodhi ta ndërrojë të njëjtën.

Mirëpo, edhe kësaj radhe Komuna zgjodhi ta paraqesë vetëm një anë të besimit, atë Islam. Kjo pasi që në fotografinë që është aktuale edhe tash, nga lart shihen dy xhami, dhe asnjë objekt tjetër fetar.

Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe avokati i njohur, Arianit Koci.

“Në profilin e Komunës së Prishtinës, dje qenka vendosë foto, ku shihej një pjesë e qendrës së qytetit. Në atë foto, edhe pse nuk ka qenë në plan të parë, shihej një pjesë e Katedralës. Sa kuptova, paska pasë ankesa, pse në një vend laik, qenka vendosë fotoja e një objekti fetar. Ndoshta ka pasë edhe ankesa të natyrave tjera. Nuk dua të spekuloj. Tani, Komuna e Prishtinës e ka ndrru foton. Po shihen dy xhami! As ato nuk janë në plan të parë. Lojëra fëmijesh apo amatorizëm? A mundet Komuna me tregu, çka po ndodh?”, ka shkruar Koci.

E fotografia me dy xhami që shihen në të, më pas është mirëpritur nga qytetarët, dhe siç duket të njëjtën Komuna e Prishtinës s’e ka ndërmend ta ndërrojë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net