Disidenti
Lajme

Komentuesi i kërkon qe të distancohet nga të korruptuarit, Kurti godet ashpër: Nëse e ka fjalën për Haradinajn…

0Shares

Sonte kryeministri Albin Kurti ishte i ftuar në një intervistë në ‘Debat Plus’ ku ndër të tjera kishte mundësinë të iu përgjigjet edhe disa pyetjeve të qytetarëve.

Ishte një qytetar që i kërkoi Kurtit të distancohet nga personat e korruptuar dhe të mos ngrejë dolli me ta.

Kreu i shtetit tha se nëse qytetari e ka fjalën për dollin me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, atëherë ka bërë shumë mirë që ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka cakërruar gotën.

Tutje Kurti tha se ajo ishte për nder të Epopesë së Dukagjinit dhe se Haradinaj ishte pjesëmarrës në ballafaqim të ashpër me Serbinë

Nuk e di për kë e ka fjalën, unë natyrisht nuk preferoj shoqërimin e lërë më bashkëpunimin me të korruptuarit. Unë nuk e di kush sa është I korruptuar e si e pse në çdo situatë në të cilën më duhet  të. Nëse e ka fjalën për atë dollin me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, ajo ishte në 25 vjetorin, pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. Aty zoti Haradinaj i cili ishte pjesëmarrës në ballafaqim të ashpër me Serbinë, ai ishte i zoti i shtëpisë. Pra, unë kam mundur të mos shkojë, që mendoj që kish qenë gabim të mos shkojë . Nëse kam shkuar është gabim të mos cakërrojë gotë. Unë besoj që kam vepruar mirë, sepse Epopeja e Dukagjinit është lavdi jo vetëm e familjes Haradinaj, por e gjithë kombit shqiptar“, u shpreh Kurti.

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net

Detaje ekskluzive: Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vdekje 44-vjeçarin në Pejë

Disidenti.net

E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë

Disidenti.net