Disidenti
Sport

Komentatori kontrovers Andin Lokaj kalon në ArtMotion

0Shares

Komentatori kontrovers Andin Lokaj do ta nisë punën në platformën televizive ArtMotion që nga java e dytë e vitit 2023, pasi u largua nga Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK) në dhjetor.

Gazetari Lokaj njoftimin për largimin nga televizioni publik e dha përmes një statusi në Facebook më 10 dhjetor, menjëherë pas ndeshjes çerekfinale në Kupën e Botës mes Portugalisë dhe Marokut, e cila ishte e fundit e komentuar nga ai në RTK.

Dhe tani, ai karrierën do ta vazhdojë në platformën kabllore ArtMotion, ku është caktuar ta komentojë një ndeshje të kupës së Anglisë, EFL Cup, në javën e dytë të janarit.

Lokaj – i zëshëm në përkrahje të presidentit të FFK-së Agim Ademi në rrjetet sociale – do të debutojë në rrjetin kabllor televiziv me ndeshjen çerekfinale mes Southamptonit dhe Manchester City më 11 janar.

Largimi kontrovers nga RTK-ja

Andin Lokaj u largua nga RTK-ja gjatë fazës finale të Kupës së Botës, pavarësisht se ishte vetëm njëri nga tre komentatorët e angazhuar për të komentuar Katarin 2022 për publikun kosovar, duke e ndërprerë marrëveshjen me televizionin publik.

Lokaj kishte thënë se ndihej i nënçmuar nga RTK-ja, drejtuesit e të cilës i krahasoi me udhëheqësin diktatorial të Koresë së Veriut.

Në një vend ku ndihesh i nënçmuar dhe nuk vlerësohesh, nuk ke çka humb kohë kot“, kishte thënë Lokaj për Nacionalen javë më parë.

Ai ishte tallur me RTK-në e rrjeteve sociale, pasi ajo kishte gabuar në paralajmërimin e një ndeshjeje të botërorit, pra në vend të ndeshjes Argjentinë – Kroaci, në reklamë shihej ndeshja Argjentinë – Francë, ku pastaj komentatori i njohur e shoqëroi këtë foto me ish-presidenten Atifete Jahjagan dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të cilat njihen në publikun e gjerë për ngatërrim gjërash e personalitetesh.

E di që ka amatorizëm shumë aty ku kam punuar për 5 vjet. Po a është e mundur kjo? Jo bre spo muj me besu”, shkroi Lokaj në Facebook.

Me të përfunduar ndeshja gjysmëfinale mes Argjentinës e Francës, Lokaj shpërtheu edhe më tutje, me krahasime që i bëri televizonit publik me Korenë Veriore.

E pashë një reklam në TV publik sonte. Një reklam ndërtesat e Kirgistanit dhe penalltia e humbur e Roberto Baggio-s më 1994 kundër Brazilit. Mund t’i kushtojë shtrenjtë kjo menaxhmentit të RTK-së i cili po i ngjan qeverisë së Koresë Veriore”, kishte shkruar ai.

RTK aktuale dhe Koreja e Veriut kanë shumë ngjashmëri. Mos e rreni dhe mos e tmerroni më popullin. Obligim e kom pas me i thonë këto fjalët e fundit. Nuk hi më thellë, se me hi….

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net