Disidenti
Lajme

“Komandantët e rrejshëm të ROGNER-it nuk i durojnë Kurtin e Osmanin në krye të shtetit”/ Bytyçi: Ata që janë në Hagë e kanë lënë litarin jashtë

Profesori Enver Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facook ka komentuar zhvillimet funit politike në Kosovë si anulimi i festivalit Sunny Hill dhe protesta e veteranëve.

Kështu, sipas profesorit për shkak të makutërisë dhe pushtetit Dukagjin Lipa dhe Edi Rama organizuan ikjen Dua Lipës nga Prishtina, me qëllim që të nxisin pakënaqësi te qeveria e Kosovës!

“Pushteti dhe makutëria janë dy arsyet politike të rrënimit në botën shqiptare ballkanike. Për shkak të makutërisë dhe pushtetit Dukagjin Lipa dhe Edi Rama organizuan ikjen Dua Lipës nga Prishtina. Më saktë për të nxit pakënaqësi te qeveria e Kosovës!”, shkruan Bytyçi.

Ai ka thënë se Komandantët e rrejshëm të ROGNER-it dhe Vilës 31 të diktatorit në Tiranë e shohin veten të kërcënuar në pasuri!, andaj edhe nxitën veteranët e rrejshëm që të protestojnë në Prishtinë.

“Komandantët e rrejshëm të ROGNER-it dhe Vilës 31 të diktatorit në Tiranë, po për shkak të humbjes së pushtetit, e shohin veten të kërcënuar në pasuri! Prandaj kanë nxitur veteranët e rrejshëm të katëfishuar në lista me qëllim që të protestojnë dhe me anën e dhunës ta rrëzojnë qeverinë legjitime, megjithëse ajo është më legjitimja e derisotme në Kosovë!”, potencon Bytyçi.

Ai ka thënë se këta janë politikanët hajna që nuk e durojnë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në krye të shtetit.

“Skenarin e shohin të gjithë shqiptarët! Janë deputetët e PDK-së dhe AAK-së ata që udhëheqin këto protesta anti-qeveritare! Janë politikanët hajna që nuk e durojnë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin të jenë në krye të shtetit edhe për gati tri vjet të tjera! Padurimi është shkaku i asaj që po ndodh në Prishtinë!

E në Serbi thonë: “Kurrë mos iu pafshim më mirë, veç ma keq se sot”! Ndërsa ata që janë në Hagë e kanë lënë litarin jashtë varrit ku “kanë hyrë”!”, ka përfunduar profesori.

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë

Disidenti.net

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen e policëve, gjeneral Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, Policia mobilizon forcat për arrestimin e tyre

Disidenti.net

E rëndë: Plagosen dy policë në Skënderaj, njëri u qëllua në kokë

Disidenti.net
Disidenti

“Komandantët e rrejshëm të ROGNER-it nuk i durojnë Kurtin e Osmanin në krye të shtetit”/ Bytyçi: Ata që janë në Hagë e kanë lënë litarin jashtë