Disidenti
Lajme

Kjo pllakë e gjetur në Kamenicë, ka habitur historianët e botës

0Shares

Ekspozita “Ritual and Memory” do të paraqesë thesaret e paparë të Ballkanit të lashtë të mbledhura për herë të parë në New York City.

Pjesë e ekspozitës do të jetë edhe një pllakë e gdhendur guri nga Kalaja e Dardanës në Kamenicës.

Program do të përfshijë një turne ekspozite private, duke shfaqur objekte arkeologjike të përdorura nga banorët vendas, në festime dhe funerale.

Përmes tyre do të dallohen besimet, praktikat rituale dhe komunitetet që bashkohen në qytetërimet e lashta të rajonin e Ballkanit.

Sakaq, programi është krijuar dhe prezantuar nga Instituti Shqiptar në bashkëpunim me Institutin për Studimin e Botës në Universitetin e New York-ut.

Aty do të prezantohen vepra nga periudha neolitike deri në epokën e hekurit nga njëmbëdhjetë vende të Evropës Juglindore, duke përfshirë artefakte nga koleksionet e trashëgimisë arkeologjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

1 mijë e 247 artefakte nga koleksionet e trashëgimisë arkeologjike të Kosovës janë marrë në fund të viteve 1990 dhe ende mbahen në Serbi.

Dhe Kosova ka kërkuar vazhdimisht kthimin e përhershëm të artefakteve atje ku i përkasin.

Për sa i përket pllakës së gurit, ajo është zbuluar në Kamenicë të Kosovës dhe përshkruan një skenë kortezhi funerali të udhëhequr nga një grua.

Ndoshta ajo mund të jetë bashkëshortja e të ndjerit, e cila ndiqet nga arkivoli i një burri dhe një grup vajtuesish.

Një ritual i ngjashëm me atë të paraqitur në gdhendje praktikohet edhe sot nga banorët e rajonit malor të Malësisë së Gjakovës.

Gratë vajtuese të ceremonisë mortore shihen të veshura me fustane që i ngjajnë shumë xhubletës, gjë që mund të argumentohet se ka ngjashmëri me veshjen tipike autoktone.

Ajo është përdorur që në epokën e bronzit dhe përdoret edhe sot në viset malore të Shqipërisë.

Kështu, pllaka e gurit mund të përfaqësojë një traditë të thellë shpirtërore të gjatë që lidh ritualet e së kaluarës parahistorike me kohën e sotme.

Kalaja e Dardanës është një lokacion arkeologjik që gjendet në kodrat e Kamenicës së sotme, në Kosovën lindore.

Ka qenë vendbanim dhe kështjellë e Dardanëve gjatë antikitetit klasik dhe u rindërtua në epokën e vonë romake.

Ndërkohë, artefaktet në ekspozitë janë huazuar nga 26 institucione në 11 vende të Evropës Juglindore, duke përfshirë Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe Muzeun Arkeologjik në Tiranë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net