Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kjo është vajza që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit, babai i jeton në diasporë

Shteti është vënë në veprim pas pamjeve të publikuara në media ku një vajzë e shan dhe e kërcënon një kalimtare te “Tre sheshirat” në Prishtinë, duke i thënë se “e kam babën prokuror”.

Sinjali ka mësuar identitetin e vajzës që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se tashmë është identifikuar vajza qe shihet në këto pamje dhe bëhet fjalë për Valentina Aliun, vajza e Lulzim Aliut, babai i të cilës jeton në diasporë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë.

Për shkak të veprimeve të saj, që pushtuan rrjetet socale, ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë deklaruar sot në lidhje me këtë rast dje kanë bërë të ditur se janë duke u marrë masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, tha zëdhënësja e Prokurorisë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net