Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kimete Berisha, Vjosa Osmanit: E urren Edi Ramën, për inati të tij keni zgjedhur të vdesin kosovarët

Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin që në urimin e djeshëm për zgjedhjet në Shqipëri nuk e përmendi emrin e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.
Berisha ka shkruar se “Shqipëria i ka vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, e Presidentes Osmani nuk ia zë goja emrin e Edi Ramës, kur e uron për fitoren në zgjedhje thuajse e ka rival politik.”

“Kur nuk ta zë goja emrin e dikujt, do të thotë, e urren.  E urren zyrtarisht, në emër të Kosovës! Shprehja publike e urrejtjes dhe neverisë është amatorizëm i madh, është disfatë!  Larg është Edi Rama për Ty.  Për Juve.  Përveç vaksinave kineze, e keni refuzuar edhe ndihmën e Edi Ramës me vaksina.  Sepse jeni bë të ‘mëdhejj’!  Ju erdh dita me zgjedh dhe me refuzu!  Mes jetës dhe vdekjes, për inat të Edi Ramës e keni zgjedh vdekjen”, ka shkruar ajo.

Kimete Berisha ka thënë se për të më e pranueshme është vdekja e shqiptarëve sesa vaksina e ‘rivalit politik’.

“Po harroni se nuk jeni bërë vet të ‘mëdhej’, po ju ka bërë votuesi, të cilin keni filluar ta habisni! P.S. Ty të kemi Presidente të ‘ahiretit’, se me të gjallët nuk merresh”, ka shkruar opinionistja.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net