Deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka ndezur rrjetin. Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku”, tha Tea.
Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”
Kështu Tea ka lënë të kuptohet se do i drejtohet drejtësisë për këtë çështje.
[the_ad id='11273']

