Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

KFOR-i konfirmon lajmin, tregon çka po bënin me dronin e rrëzuar

Zyra për Informim e KFOR-it i ka konfirmuar gazetës Nacionale se droni që ra në lagjen Bair të Mitrovicës iu takonte atyre.

“Misioni i KFOR-it konfirmon që një prej dronëve të tyre ka ateruar në oborrin privat të një zone në Mitrovicë, për shkak të një defekti. Droni nuk shkaktoi lëndimin e asnjë personi e as dëmtimin e asnjë prone, dhe është marrë nga Policia e Kosovës.” – u shprehën nga KFOR-i.

Më tej, ata thanë që droni i tyre ishte duke kryer një mision rutinor për të ndihmuar aktivitetet e KFOR-it.

KFOR-i po ashtu ka falënderuar popullsinë lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net