Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arben Vitian, ministrin aktual të Shëndetësisë si kandidatin e saj për Komunën e Prishtinës.
Në komunën e Vushtrrisë VV-ja ka njoftuar se kanditati i saj zyrtar do të jetë Arsim Rexhepi.
Në Pejë, Vetëvendosja ka zyrtarizuar Gazmend Agushollin si kandidat për kryetar të kësaj komune.
Në Malishevë, garës për të parin e komunës do t’i prijë Alban Krasniqi.
Në Lipjan, kandidati i Vetëvendosjes për të parin e komunës do të jetë Adnan Rrustemi.
Kandidati i VV-së për Shtime do të jetë Qemajl Aliu.
Mimoza Kusari-Lila është zyrtarizuar si kandidate për Komunën e GJakovës.
Sherif Berisha, do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Hanit të Elezit.
Në Mitrovicë kandidat për kryetar do të jetë vetë kryetari Agim Bahtiri
Në Gjilan Vetëvendosje ka nxjerr të riun Alban Hysenin.
Kurse në qytetin e Istogut, LVV do të garoj me Agron Avdijajn.
Për Komunën e Drenasin, kandidat do të jetë Fejzi Kiqina
E në Komunën e Kamenicës, VV e ka zyrtarizuar Kadri Rahimaj.
Vetëvendosje në Podujevë do të garoj me Shpejtim Bulliqin
Orges Tafilaj do të garoj për Komunën e Deçanit./

