Disidenti
Lajme

Kështu duket një veteran i rrejshëm i UÇK-së sipas Liri Loshit

0Shares

Publicisti Liri Loshi është përfshirë në debatin rreth pagës minimale dhe çështjes së veteranëve të luftës.

Konkretisht Loshi është ndalur tek veteranët e rrejshëm duke thënë se është antivlerë prezantimi i vetvetes si veteran pa qenë luftëtar i UÇK-së, shkruan “Bota sot”.

“Me e prezantu veten si veteran, kur nuk ke qenë luftëtar i UÇK-së, nuk është vlerë, por është antivlerë. Me e ble, apo me e shitë statusin e veteranit me para, nuk është vlerë, por është antivlerë. Me dalë me protestu veterani i rremë pranë veteranit të vërtetë është cinizëm, është fyerje e veteranit dhe e luftës së tij”, ka shkruar Loshi.

Ai ka treguar edhe rastet kur një individ nuk mund të quhet veteran i UÇK-së.

“Nëse nuk e ke të qartë a ke qenë a jo ushtar i UÇK-së, ja të tregoj unë. A ke qenë i ngarkuar me një armë? Nëse po, je veteran i UÇK-së. Nëse jo, nuk je veteran. A ke dhënë para (mito) për ta marrë statusin e veteranit? Nëse po, s’je veteran i UÇK-së. A ke qenë në ndonjërën nga njesitë e UÇK-së? Nëse jo, nuk je veteran i UÇK-së.

Njerëz, çlirojeni veten, familjen dhe shoqërinë nga falsiciteti i panevojshëm”, ka përfunduar Loshi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net