Disidenti
[the_ad id="378"]
Showbizi

Kërkohet paraburgim për banoren e “It’s my home”, dyshohet për këto dy vepra penale

Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar dje nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmmarësve të tjerë të kësaj shtëpie. Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Lidhur me këtë, tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimin ndaj të dyshuarës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ajo tha se Llumnica dyshohet për veprat penale “Sulm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Për këtë rast, sot është deklaruar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /GazetaExpress/

[the_ad id='11273']

Nesër i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Disidenti

Santiana Maloku tha se falë 5 vakte të namazit, tregon kur e ka në plan të mbulohet!

Disidenti.net

“500 forca policore kanë qenë tek shtëpia ime” – Stresi i reagon sërish ministres Haxhiu

Disidenti.net