Disidenti
Lajme

Kërçeli reagon për tenderin 12 milionësh të Përparim Ramës: Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga VV

0Shares

Ilir Kërçeli, Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka reaguar për një tender në vlerë 12 milionë euro që ka shpallur Komuna e Prishtinës, për shërbime të konsulencës.

Kërçeli ka pyetur nëse qytetarët e Prishtinës kanë lluks që 4-5 përqind të buxhetit të Komunës ta dërgojnë për një tender të tillë.

“A e kane lluksin qytetarët e Prishtinës që 4-5 % buxhetit të Komunes me dërgu në konsulencë?  Konsulencë për çka? Për me kriju një shërbim brenda komunës, konsulence se qysh me u kriju ai shërbim, i bie qe as mu kriju me këto mjete jo.  Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje. Prishtina e përjetimeve! “, ka shkruar Kërçeli.

Ndryshe, Kuvendi Komunal ka shpallur tender në vlerë 12 milionë europër konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 36 muaj./Express

 

 

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net