Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Keni bërë plane për fundjavë? E diela vjen me shi e borë

Ngrohtë e kryesisht me diell të shtunën.  Ftohtë me shi e borë ditën e diel.  Javën e ardhshme kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Sipas Prishtina Weather moti më stabil e i ngrohtë që po mbanë ditën e sotme, parashihet edhe ditën e shtunë, megjithëse do të ketë kalime të vranësirave shtresore të larta, por pa mundësi për të reshura.  Ditën e diel depërtimi i një fronti të ftohtë, sjell të reshura shiu, me rënie të temperaturës edhe me përzierje të borës, derisa në vise kodrinor-malore priten reshje bore.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.

Java e ardhshme fillon me mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell, ndërsa orëve të mëngjesit edhe më ftohtë ditën e hënë dhe të martë.

Qarkullimi më i mirë ajror, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e cilësia e ajrit do të jetë në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira.

9.04 – Ngrohtë e me erë, vranësira shtresore të larta, por me intervale më të gjata me diell.

10.04 – Ftohtë, kryesisht me vranësira.  Në mëngjes reshje shiu, vende-vende të përziera edhe me borë.  Në vise malore borë.  Ditën riga lokale shiu.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e vranësirat shpërndahen.

11.04 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.

12.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.

13.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat në rënie ditën e diel.  Deri në 7C zbresin maksimalet e minimalet edhe deri në 0C ditën e hënë dhe martë.  Më pas temperaturat shënojnë rritje deri në 5C, minimalet, e maksimalet rriten deri në 20C ditën e mërkurë.

Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 8-16m/s ditën e shtunë, e nga e diela ndryshojnë drejtimin në veriore e veriperëndimore.

Shtypja atmosferike pas rënies që pëson ditën e shtunë, nga e diela gradualisht në rritje.

 

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net