Disidenti
Lajme

Kelmendi: Vendimi për Klanin, tendencë për të shtrirë ndikim në media – punojmë për Kosovën siç e thotë emri

0Shares

Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se vendimi i MINT-it ndaj Klanit është jashtëzakonisht shqetësues por jo edhe befasues.

Kelmendi tha se tendenca për ndikim në media është parë që në ditën e parë, prej pezullimit, mënyrës së njoftimit e deri të forma se si deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje e kishin shpërndarë lajmin.

“Pra gjithçka ka treguar se është një tendencë e qartë për të shtrirë ndikim në mediat e lira, dhe si i tillë është përcjellur me parregullsi që ka shpërfaqur në mënyrë krejt të hapur tendencën e institucionit që të fillojë ndikimin në media”.

“I tillë shihet edhe vendimi i sotëm, edhe mënyra se si është lënë në fund të orarit, edhe çështja që është shtyrë koha sa ka pasur në dispozicion komisioni për të marrë një vendim dhe pastaj në dyjavëshin e dytë lihet deri në momentet e fundit për t’u bërë publik”, tha Kelmendi në “Info Magazine”.

Tutje, Kelmendi tha se vendimi i sotëm i MINT-it ndaj Klanit nuk do të ndikojë në punën e gazetarëve, teksa shtoi se nëse do të trajtohej kjo çështje si teknike, ashtu edhe siç është, sipas Kelmendit, do të ishte e udhës që pronarët e Klanit të thirrëshin dhe kjo të diskutohej me ta.

“Nëse do të ishte lëshim, siç mund të konstatohet edhe i ARBK-së, do të duhej të trajtohej madje atje, në qoftë se kanë pranuar dokumentacion i cili sipas interpretimeve të Ministrisë, nuk qenkan në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës, atëherë si institucionet e Kosovës paskan pranuar dokumentacione të tilla dhe pse e gjithë barra po i vihet mediumit”.

“E shohim se tendenca është për të paraqitur diçka krejt tjetër, atë se Klan Kosova nuk është një medium i pavarur, por paska përkrahje të çuditshme, ndoshta edhe financime të çuditshme, po punoka në një formë për fqinjin tonë verior, armikun tonë shekullor, Serbinë, gjë që është qesharake dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë”.

“Kjo është e rrezikshme sikur të merrej seriozisht, por natyrisht se askush s’do ta marrë seriozisht këtë çështje, sepse Klan Kosova, ashtu siç e thotë emri, punon për Kosovën dhe puna e saj është publike. Dhe, derisa puna e saj është publike, atëherë edhe agjenda mund të shihet se cila është, e agjenda e Klan Kosovës gjithnjë ka qenë informimi”, tha Kelmendi.

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net

“Ka qenë narkoman”, vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja

Disidenti.net