Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kelmendi flet për sulmin ndaj policëve: Në atë moment që çohet dorë në mbrojtësit e shtetit, në atë moment fillon…

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një përleshje mes policëve dhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi.

Ai u shpreh se në momentin që çohet dorë në mbrojtësit e shtetit, në atë moment fillon edhe shkatërrimi i shtetit, përcjell “Bota sot”.

Kelmendi thekson që Kosova ka policinë më të mirë edhe pse shpesh janë lënë anash.

Postimi i plotë

Në atë moment që çohet dorë në mbrojtësit e shtetit, në atë moment fillon edhe shkatërrimi i shtetit.

Në shtetin e së drejtës nuk do të duhej të kishte të paprekshëm!

Kosova e ka policinë më të mirë në rajon.

Është një nga rrëfimet tona të suksesit! Pavarësisht se shpesh i kemi lënë të dalin në punë edhe me këpucë të grisura!

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net