Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

KATAR 2022 | Casemiro bën heroin, Brazili triumfon ndaj Zvicrës dhe siguron kualifikimin tutje

Kombëtarja e Brazilit ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër pas fitores së vështirë ndaj Zvicrës, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Brazilianët padyshim ishin më të mirë duke rrezikuar nga minuta e parë dhe ndoshta me plot meritë fitoi në fund me rezultat minimal 1:0

Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte ai i Vinicius Junior, i cili provoi nga afërsia, por Yan Sommer bëri një pritje të bukur që t’ia mohojë golin.

Braziliani në fakt e gjeti rrugën drejtë golit në minutën e 64-të të ndeshjes, duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Casemiros, por pastaj ndërhyri VAR-i duke e anulua për pozitë jashtë loje.

Zvicra u mundua të krijonte disa aksione nëpërmjet anësorëve, por assesi s’ia doli. Që të jemi më të saktë, “Helvetikët” nuk kishin as edhe një goditje në portën e Alisson.

Sidoqoftë, kur askush nuk e priste Brazili krijoi një aksion të shpejtë me Vinicius te Rodrygo, i cili gjeti Casemiron dhe ky i fundit me një goditje nga afërsia mposhti Sommer për të kaluar kombëtaren e tij në epërsi.

Pavarësisht që ishin në epërsi, Brazil prapë kishte dominimin edhe në minutat e mbetur, duke kërkuar edhe golin e dytë, mirëpo nuk ia doli.

Kështu, Brazili tani bëhet kombëtarja e dytë pas Francës që kualifikohet me dy fitore radhazi pasi ka gjashtë pikë në grupin G. Ndërsa, Zvicra renditët në pozitën e dytë me tre sosh.

Gjithçka është ende e hapur pasi tre kombëtare janë ende në garë matematikisht për pozitën e dytë në tabelë. Zvicra do të përballet me Serbinë të premten e ardhshme, derisa Brazili ka punë me Kamerunin.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net