Disidenti
Lajme

Kapet irakiani nga policia në Kroaci – Prezantoi letërnjoftim të Kosovës me emrin Valdrin

0Shares

Një profesor i ri irakian është kapur nga policia kufitare kroate, pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht atje.

Sipas medias kroate “Jutarnji”, profesori irakian i matematikës, Muhammad A. F. (26), si ilegal në pikën kufitare të Bajakovës, u kap në tualet ku kërkoi strehim nga policët kroatë.

Me t’u kapur, ai kishte prezantuar një letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin.

“Në të njëjtën kohë, ai ka tentuar të identifikohet me dokumentin e dikujt tjetër – letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin Z”, ka raportuar “Jutarnji”.

Në fund, në vend që të shkonte në Zvicër, ai fillimisht përfundoi në paraburgim dhe u akuzua penalisht për keqpërdorim të dokumentit të identitetit.

Prokuroria në një kohë shumë të shkurtër ngriti aktakuzë kundër profesorit dhe gjykata po ashtu shpejt me propozimin e prokurorisë e dënoi me urdhër penal dhe dënimi është me kusht – pesë muaj burg me një periudhë prove njëvjeçare. Ai duhet të paguajë edhe 66.36 euro shpenzime gjyqësore.

Në mbrojtje të tij ai ka përshkruar se një vit më parë ka ardhur në Kosovë nga Iraku, prej nga ka arritur në Serbi ilegalisht, pa treguar askund dokumentet.

“Pastaj erdha edhe në Kroaci. Dhe i gjithë udhëtimi ishte organizuar për mua në Kosovë dhe doja të shkoja në Bazel. Shoferi që më ka marrë në Serbi ma ka dhënë letërnjoftimin në emër të Valdrinit, por emrin nuk e di. Erdha në Kroaci me ndihmën e një udhërrëfyesi nëpër pyll. Pas kësaj, shoferi më tregoi makinën në të cilën duhet të hipja. Me të hyrë në makinë, shoferi më bërtiti: ‘Policë! Dilni nga makina dhe vraponi në tualet!’. Dhe unë e bëra atë. Shkova në tualet ku policia erdhi shumë shpejt dhe trokiti në derë. Unë dola dhe, me kërkesën e tyre, u dhashë atyre ID-në e dikujt tjetër si timen”, ka deklaruar i riu irakian.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net