Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kapet 20-vjeçari që kishte kryer vjedhje të rëndë para një jave në Pejë, gjërat që vodhi iu gjetën në shtëpi

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Pejë ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë sot një person të moshës 20-vjeçare, cili dyshohet se në bashkëkryerje me dy persona tjerë kanë kryer një vjedhje të rëndë të shtunën e 23 prillit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vjedhja ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Pejë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në bodrumin e një ndërtese.

Sinjali mëson se ata kanë arritur që të vjedhin mjete të punës në vlerë mbi 1 mijë e 500 euro, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit pasi ajo u bastis nga Policia.

Në mesin e mjeteve të sekuestruara, është gjetur edhe një pistoletë dhe një karikator.

Si rrjedhojë, ndaj të dyshuarit përpos rastit ‘Vjedhje e rëndë’, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti tjetër ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net