Disidenti
Lajme

Kandidatja që po sfidon “të fortët”/ Alda Mema, imazhi pozitiv i një fushate të pazakontë: Politika është angazhim dhe përgjegjësi ndaj qytetarit

0Shares

Zgjedhjet e 25 prillit, përpos konfliktualietit politik dhe retorikës jopërmbajtësore të liderëve, ka sjellë edhe disa risi, të cilat do mbahen mend si qasje pozitiviste e partive për ndryshim imazhi dhe për përmirësim cilësor listash.

Duke i hedhur një sy të beftë, vëren se në listat e tyre, ka afirmim tërinjsh dhe të rejash, që nuk janë thjeshtë emra rendor, por përfaqësojnë një të ardhme.

E tillë ëshë kandidatja e listës së PS në qarkun Shkoder, Alda Mema, e cila përfaqëson bashkinë Pukë dhe emri i saj, përpos surprizës së momentit që ka shkaktuar tek brezi i xhaketave të vjetra, për të tjerët që duan një “Shqipëri si e gjithë Evropa“ ajo është fytyra e të ardhmes dhe shpresa e ecjes së gjërave sipas rendit të duhur.

May be an image of 1 person

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

E mirarsimuar dhe me një profesion të vlerësueshëm në tregun e punës, Alda, inxhinierja e bashkisë, e cila prej më shumë se një viti është në krye të drejtorisë urbanistike, duke u përballur me problematikat e njëpasnjëshme të planifikim-territorit, me zgjuarsinë që e karakterizon dhe me përgatijen profesionale, ia ka arritur të adresojë zgjidhjen e cështjeve dhe të lërë gjurmë në menaxhimin kompetent të përgjegjësive funksionale.

Edhe pse në takime intensive me banorët, përditshmëria e saj është po e njëjta; demonstron finesën e raportit dhe të komunikimit me qytetarët, është e vëmendshme ndaj zhvillimeve dhe ndjek në mënyrë aktive korpusin e ngjarjeve ditore, duke dëshmuar se politika për atë nuk është thjeshtë vitrina e emrave, por është mundësia e dhënë në jetë për të qenë në shërbim të qytetarëve, dhe si e tillë, këtë qasje ajo e ka në gjenezën e saj, sepse vjen nga një familje, e cila është përfaqësuese e vlerave më të mira qytetare të trevës së Pukës dhe me një kontribut të madh prej shumë dekadash në sferat publike dhe në politikëbërjen lokale.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Alda, me stilin e të bërit fushatë, po surprizon jo vetëm subjektin e saj kandidues, të cilët e shihnin me skepticizëm, por edhe rivalët politik, që artikulojnë nën zë prishjen e skemave për një fitore të mundshme të tyre.

May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

Dita-ditës, Alda po gjen një mbështeje të madhe, duke u pritur dhe duke u inkurajuar për kandidimin e saj, sepse përpos ambicies konkuruese, ajo po shpërfaq një vizion impresionues dhe një botëkuptim admirues për mënyrën se si mund të bëhen ndryshe dhe se si mund të adresohen shumë aspekte zhvillimore të zonës.

Fushata për kandidaten e PS Alda Mema, nuk është thjeshtë truku me të cilin ajo po përpiqet të matë nivelin e saj të elokuencës, pasi dhe në këtë pikë ajo njihet si një oratore e lindur, por është një marrje përgjegjësish dhe peshim fjalësh, pasi komuniteti në të cilin ajo punon dhe angazhohet, janë zhgënjyer nga kandidatët 30 vjecar, që raportin me qytetarët e ndërtojnë në mënyrë sezonale, kur ndërkohë problematikat dhe hallet janë të përhershme.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndërkohë që fushata ka hyrë në javët e fundit të saj, Alda ka marrë shumë takime nëpër fshatra, duke shpalosur pjesë të programit qeverisës dhe duke nënvizuar nevojën e vijimësisë si premisën e duhur për realizimin e projekteve konkrete që lidhen me zonat rurale dhe ato urbane.

May be an image of 5 njerëz, people standing dhe E brendshme

Në këto takime, Alda po siguron një mbështetje të madhe, si dhe po shfaqet si një profil ambicioz, duke dëshmuar se emri i saj në listë nuk është thjeshtë një numër rendor, por një kandidate potenciale dhe me mjaft pritshmëri.

May be an image of 2 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme

Përtej ngjyrave, me të cilat komuniteti vendas është mësuar me gara elektorale, skajshmërisht konfliktuale, kandidimi i Alda Memës në bashkinë Pukë ka shprishur fijet e thurura të modeleve të vjetra të fushatbërjes, duke afirmuar një qasje të ballafaqimit direkt me qytetarët, përkundrejt modeleve që operojnë nëndheshëm dhe me sjellje skuthëtarësh.

May be an image of 3 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme

Të bindur se pas 25 prillit, Alda do të jetë pjesë e një përfaqësimi masiv qytetarësh, duke marrë votat e rinisë, që e shohin si modelin pozitiv të ecjes në jetë; do të marrë votat e qytetarëve, që duan shtetin ligjor, rregullin dhe funksionalitetin e institucioneve; do të marrë votat e njerëzve të thjeshtë, që duan profesionistë në kryerjen e detyrave dhe shërbime cilësore, pohojmë se kandidimi i saj është një gjetje inteligjente dhe mjaft e studiuar, jo vetëm për peshën e saj në elektorat, si një agregat votash, por edhe për impaktin që ka në komunitet.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
Nga: Blerim Maltërbunaj

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net