Në rast se dështon zgjedhja e Vjosa Osmanit, në postin e presidentit të vendit, atëherë LDK, do të dalë me një propozim të saj.
Siç raporton Kanal 1o, Isa Mustafa ose Fatmir Sejdiu, do të jetë njëri nga propozimet që LDK, do i bëj për president të ardhshëm të vendit.
Të dy këta, edhe Mustafa, gjithashtu edhe Sejdiu, kanë qenë udhëheqës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme LDK mori vendim për të qëndruar në sallë, në momentin kur hedhet në votim zgjedhja e Vjosa Osmanit për presidente.
Mirëpo, ende nuk dihet se a do ta bëjnë një gjë të tillë të gjithë deputetët e kësaj partie.
Kurse, PDK dhe AAK, edhe gjatë ditës së sotme e bënë të qartë qëndrimin e tyre se nuk do të qëndrojnë në sallë për t’ia mundësuar Vjosa Osmanit të zgjedhet presidente.
Ditëve në vijim pritet të bëhet e ditur edhe dita kur mund të thirret seanca e jashtëzakonshme për zgjidhjen e presidentit.