Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur me arrestimin e reperit shqiptar Noizy.
Duke ironizuar, ai ka vlerësuar se me këtë veprim do të shtyhet projekti i kryeministrit Albin Kurti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se veprim në fjalë do ta shtyjë bashkimin kombëtar edhe për një dekadë.
“Sa e afroi Albini, bashkimin e Kosoves me Shqiperine, na doli problemi i Noyzit. Tash shtyhet bashkimi kombetar edhe 10 vjet. Nuk u shkru me jetu ne nje shtet na shqiptaret. Me gjase na ka nem turku”, ka shkruar Kajtazi.