Disidenti
Lajme

Kajtazi për Salih Mustafën: Bashkëluftëtarët e tu presin që të dënohesh

0Shares

Gazetari Vehbi Kajtazi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se nëse do të ketë drejtësi Salih Mustafa do të kthehet në Kosovë, ndaj të cilit me 16 dhjetor pritet të shpallet aktgjykimi. Kajtazi tutje ka shkruar se Mustafa ka qenë patriot dhe do të mbetet përgjithmonë. Ai tha se bashkëluftëtarët e Mustafës po presin që ai të dënohet.

Trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Hagë e ka caktuar 16 dhjetorin ditë për shpalljen e aktgjykimit. Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në faqen zyrtare të gjykatës.

Mbrojtja e Salih Mustafës kishte kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur mbi të, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar nga trupit gjykues që Salih Mustafën ta dënojë me 35 vjet burgim.

E mbrojtësja e viktimave ka kërkuar nga trupi gjykues të urdhërojë Mustafën të paguajë zhdëmtim ndaj viktimave që pretendohet të jenë në këtë çështje, individualisht. Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilit rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net