Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kajtazi: Kurti është udhëheqës i mafias energjetike në Kosovë – hetimet do e dëshmojnë

Gazetari Vehbi Kajtazi në reagim pas ngritjes së aktakuzës ndaj Nagip Krasniqit, ish-Kryeshefit të KEK-ut, thotë se hetimet do të dëshmojnë se Albin Kurti është udhëheqës i mafias energjetike në Kosovë.

Ai thotë se Krasniqi është i akuzuar për tregti të rrymës ndërkaq Kurti e ka luftuar secilin projekt energjetik në Kosovë përfshirë gazin amerikan.

Në fund të këtij reagimi, Kajtazi ka një pyetje publike për Kurtin. “Ku të punon gruaja jote”, shkruan Kajtazi.

“Ky ne te majte eshte Nagip Krasniqi i akuzuar per tregti te strujes (fjala ne gjuhen serbe eshte e shkruar me vetedije te plote per efekt te pershtatjes me Nagipin) Ky ne te djathte eshte Albin Kurti, kryeminister i Kosoves i cili ka luftu secilin projekt energjetik ne Kosove perfshire gazin amerikan.

Hetimi do te deshmoje se Albin Kurti eshte udheheqes i mafise energjetike ne Kosove, si dege e mafise energjetike te Serbise.

Pyetje publike per Albin Kurtin: ku te punon gruaja jote?”, thotë Kajtazi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net