Disidenti
Lajme

Kajtazi flet per lidhjet e dyshimta të Kurtit me njeriun që dënoi vrasjen e Bin Ladenit

0Shares

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka folur sonte në lidhje me marrëdhëniet e Albin Kurtit me Turqinë, e specifikisht me një person si Osman Atalay, i cili sipas Kajtazit është në shumë takime të VV-së dhe liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, shkruan Insajderi.

Kajtazi, ka sqaruar në detaje se kush është Osman Atallai, dhe ka kërkuar që të sqarohet raporti i Albin Kurtit me të.

“Osman Atalay, është drejtues i organizatës IHH, është një organizatë e ashtuquajtur organizatë humanitare turke, drejtues të së cilës janë arrestuar nga shteti turk për rekrutim të terroristëve shqiptarë në Siri edhe në Irak. Dhe në çdo takim të VV-së, të Albin Kurtit, ka qenë ky njeri, dhe ne deri sot nuk kemi marr asnjë shpjegim se pse ky njeriu ka qenë nëpër këto takime ku ka qenë Albin Kurti”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi ka dhënë detaje se si kjo organizatë ka provuar të  dërgojë ndihma me anije  ku ka qenë edhe Fuad Ramiqi, derisa ka përmendur edhe konferencën për shtyp që Osman Atalay ka mbajtur në ditën e vrasjes së Osama bin Ladenit, ku sipas tij, e ka konsideruar akt terrorist vrasjen e tij nga ShBA-të.

“Për mua cka është më e rëndë, ky njeri, Osman Atallai që e drejton këtë organizatë ka mbajtur konferencë për shtyp në ditën e vrasjes së Osama bin Ladenit, dhe e ka konsideruar akt terrorist vrasjen e Osama bin Ladenit nga ShBA-të, dhe e ka cilësuar Amerikën terroriste dhe e ka glorifikuar figurën e Osama bin Ladenit”, është shprehur kryeredaktori i Insajderit.

“Ky njeri me këto deklarata të cilat nuk janë larg që janë mbajtur, ndodhet në takime me kryeministrin tonë të ardhshëm, dhe për mua kjo hedhë dyshime të mëdha, për çka do të duhej të sqarohej gjithë ky raport dhe pozicion i z.Kurtit, me këtë njeri dhe me organizata të cilat dyshohet që kanë lidhje me Al Kaiden dhe organizatat e tjera terroriste”, ka përfunduar ai në TvDukagjini.

Kujtojmë se në vizitën e tij në Turqi më qershor të vitit 2019 kishte zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme. Në gjitha takimet të cilat i ka realizuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, atij pranë i ka qëndruar edhe Osman Atalay, emër i panjohur për opinionin në Kosovë.

Në fotografitë e shumta nga takimet, Osman Atalay, herë dukej si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kurti, e herë duket në cilësi të delegacionit mikpritës.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net