Analisti Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas intervistës së ministrit, Liburn Aliu mbrëmë, ku foli për aferën korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës.
Kajtaiz ka shkruar në Twitter se pushteti i Kurtit, është kampion në mbrojtjen e krimit e korrupsionit.
“Asnje pushtet nuk e ka mbrojte krimin dhe korrupsionin e vete sic po e mbron pushteti i Albin Kurtit. #MarigonaHill, #Oligarkia, #RasimMerlaku”, ka shkruar Kajtazi.
Ndryshe, mbrëmë Liburn Aliu i ka mohuar akuzat për korrupsion në ministrinë e tij, duke thënë se janë shpifje.