Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kadri Veseli po mbahet i “blinduar” nga EULEX në shtëpinë e tij

Ish-kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së ka arritur në Kosovë para pak minutash, për të marrë pjesë në të pamen e organizuar për vdekjen e babait.

Gazeta “Jepi zë” ka mësuar se Kadri Veseli ka arritur në Bair nën përcjelljen e mbi 10 veturave të EULEX.

“Jepi zë” ka sjellur pamje nga afër shtëpisë së Kadri Veselit, e cila po ruhet nga forca të shumta të EULEX.

Gjykata Speciale, siç mësohet, i ka dhënë leje të posaçme për të vizituar familjen për disa ditë.

Nga Gjykata nuk është dhënë ndonjë njoftim për ardhjen e Veselit, mirëpo të afërt të familjes i kanë konfirmuar gazetës ardhjen e Veselit.

Ndryshe, Kadri Veseli ishte liruar edhe muaj më parë nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e shtrirë në Spital.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net