Disidenti
Lajme

“Ka zgjatur 30 sekonda”, dalin pamjet e para nga Sarajeva pas tërmetit

0Shares

Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:08 në zonën e Stolacit, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe u ndje në të gjithë BiH dhe gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi e Kroacinë.

Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda, shkruan media boshnjake radiosarajeva.

Po ashtu kjo media ka publikuar edhe një fotografi ku shihen se ka pasur dëme materiale në një rrugë në Bosnje e Hercegovinë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net