Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Jo vetëm në TV, RTK do e transmetoj edhe online Botërorin “Qatar 2022”

Radio Televizioni i Kosovës edhe këtë vit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me platformën online GjirafaVideo për transmetimin e drejtpërdrejtë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Radio Televizioni i Kosovës vjen me një super mundësi për të gjithë të apasionuarit e futbollit në Kosovë, duke i transmetuar edhe online të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror, në kanalin zyrtar të RTK-së,në platformën vendore gjirafavideo.com

Gjatë muajit të Kampionatit, përveç emocioneve të forta nga ndeshjet që do zhvillohen, e përveç që do jetë kampionati i fundit për Lionel Messin, e veçantë është se shikuesit e RTK-së do të mund të shikojnë ndeshjet kudo që ndodhen, online në kanalin e RTK-së në Gjirafa Video.

Kampionati Botëror fillon këtë të diel duke filluar nga ora 17:00, me ndeshjen në mes Katarit dhe Ekuadorit. Transmetimi i ndeshjeve do jetë vetëm për territorin e Kosovës.

Për të mos iu ikur asnjë ndeshje, shikuesit e RTK-së mund të regjistrohen (subscribe) në kanalin e RTK-së në gjirafaVideo në këtë link: https://video.gjirafa.com/rtk

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net